Nënkryetari i Partisë demokratike të vulës,  Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi padi për deputetin gjerman të CDU/CSU, Gunther Krichbaum.

 

Çollaku tha se këto sulme i ulin kokën çdo demokrati, teksa shtoi se një deklaratë e tillë është e papranueshme.

“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Krichbaum është sulmuar, fyer, baltores nga Sali Berisha, dy herë është fyer ai në Tiranë, më parë nga Rama. Krichbaum është mik i PD dhe ka qenë një nga zërat më të fortë të denoncimeve. Kjo për ne është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë. CDU/CSU mbetet një partner i jashtëzakonshëm i DP-së. PD është krenare që ka një aleat të tillë. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati. PD mbetet e palëkundur. PD do i ruajë të paanësuar këto marrëdhënie.”, tha Çollaku.

 

Berisha u shpreh më herët në një komunikim live në Facebook se se Krichbaum nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partisë.

 

“Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum në një mashtrim publik para shqiptarëve ka mbrojtur veprimin e skapit të partisë dhe gjykatëses së saj për të vepruar pa autorizmin e parlamentit është një akt i padenjë, është një mashtrim i një njeriu të paguar apo i papaguar por që turpëron veten në radhë të parë. Për deklaratën e tij të sotme e garantoj se do t’i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë aktin e tij amoral. Nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partisë.”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re