Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi organizatat kriminale që të mos prekin votën e shqiptarëve, pasi do t’i presin -sic tha ai- duart e zeza me gërshërët e ligjit.
Berisha tha se bandat kriminale do ti shpallin organizata terroriste, pas të tilla janë.
“I garantoj organizatat kriminale se duart e tuaja të zeza mbi votat e shqiptarëve do priten me gërshërët e ligjit. Do ti shpallim organizata terroriste ashtu siç jeni dhe e meritoni. Qytetarët do ta fitojnë betejën, kurse ju do keni vrimën e miut bashkë me Edi Ramën”, tha Sali Berisha.
Ai kërkoi që këtë fushatë për zgjedhjet e 11 majit ta shndërrojnë në fushatën e shpresës për të shpëtuar Shqipërinë.
“Ndaj dhe ne këtë fushatë ta shndërrojmë fushatën e misionit tonë të madh, e dialogut me cdo qytetar shqiptar, ta shndërrojmë fushatën e bindjeve, e guximit dhe shpresës për të shpëtuar Shqipërinë”, mbylli fjalimin e tij Berisha nga njësia 5.