Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për lidhje të tij me hetimin ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.

 

 

I pyetur nga gazetarët, në takimin e përjavshëm  Berisha paralajmëroi edhe protesta për rrëzimin e Ramës por pa caktuar datë.

 

 

“Do njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që të pranojë një kryeministër si ky. Një kryeministër që paguan dhe përdor si lidhje për t’i dhënë një goditje tmerrësisht të rëndë opozitës. Shqiptarët nuk do t’ia falin kurrë Edi Ramës. Nuk do të pranojnë kurrë një kryeministër të tillë.

 

Një protestë e qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës. Protesta e 12 nëntorit ishte protesta më e madhe. Para saj ka pasur vetëm një protestë aq të madhe që ishte 7 korriku. Kur do jetë? Është çështje diskutimi, do të vendoset me forumet e partisë dhe aleatët.”– tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re