Ish-kryeministri Sali Berisha foli para mediave pas përfundimit të seancës në Parlament, ku u dëgjua mesazhi i presidentit ukrainas, Zelensky.

 

Berisha kërkoi që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në vendin tonë. Ai kërkoi gjithashtu që të largohet ambasadori rus në Tiranë dhe të tërhiqet amabsadori shqiptar nga Moska.

 

“Ndoqa me vëmendje dhe me interes të madh, por edhe me emocione të thella, fjalimin e Presidentit të Ukrainës që po martirizohet ndaj nga agresioni barbar të Vladimir Putinit që paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore. Siç jeni në dijeni që në ditët e para të agresionit kemi ngritur tonë në këtë Kuvend për ndihma konkrete të gjithaanshme ndaj këtij kombi.

 

Padyshim që Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s. Por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku mund të them që edhe na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Nga njëra anë votohet në Këshillin e Sigurimit, shprehet solidaritet me Ukrainën, nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe për Ballkanin e Hapur.

 

Këkroj të anulohen vizat për çdo qytetar rus që do të hyjë në Shqipoëri, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në makimum të të gjita marrëdhenieve me Rusinë. Shpreh solidaritetin tim, simpatinë time më të thellë për ukrainënën, presideit dhe popullin e saj.”, tha Berisha.