Përgjegjësia për të mundur socialistët me në krye Ramën, ishte motivi që bëri Berishën të linte pas ndasitë e inatet dhe të ulej në tryezë me Gazment Bardhin. Kështu u shpreh ish lideri i PD, në fjalën e tij para mediave, pas përfundimit të mbledhjes së PD.

 

 

“Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealist që votuan kundër Edi Ramës”, tha ai. “Sot nuk ishin deputetët e Shtëpisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur. Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim”, tha ai. “Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do tua njoftojë Bardhi sepse u morën vendime të rëndësishme”, shtoi ai.

 

Berisha ripërsëriti thirrjen e tij ndaj të tjerë deputetëve që nuk ishin sot krah tij e Bardhit, për t’iu bashkuar këtij aksioni opozitar drejt unifikimit.

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi që 43 deputetët të zhvillojnë takime çdo javë për të pasur në fokus aktualitetin dhe qëndrimin që opozita do të mbajë për çështje të caktuara. Në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi morën pjesë 43 deputetë demokratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko