Sali Berisha tha se ka disa vendim që njeriu nuk mund t’i marrë kurrë, pavarësisht presionit të madh. Sipas tij, njeriu jep 10 herë dorëheqjen para se të marrë një vendim të tillë.
“Ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë, nuk pranon t’i marrë kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen përpara se t’i marrë. Sot faktikisht, PD është shndërruar në një parti pa sovranitet, e cila dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Edi Ramës he Sorosit”, tha ai.
I pyetur përse duhet ta japë sot Basha dorëheqjen, kur nuk e ka dhënë dy herë të tjera kur ka humbur zgjedhjet dhe vetë Berisha i ka dalë në mbrojtje, Berisha tha:
“E para nuk janë të krahasueshme, sepse kemi të bëjmë me sovranitetin. Nëse një force politike ia caktojnë të tjerët idenë, deputetët, ajo forcë politike nuk meriton të ekzistojë. Ajo i duhet tjetër kujt, por jo vendit.”
