Kreu i Partisë Demokratike tha se pas 11 majit, duke nënkuptuar fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare, ai do të ekstradojë në SHBA, McGonigalin.
Berisha tha se do t’i kërkojë SHBA-ve ekstradimin e McGonigal, pasi sipas tij drejtësia në Shqipëri nuk po i jep atë që meriton.
Berisha tha se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në Prokurorinë e Posaçme dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar.
Ai theksoi se se prokurorët e SPAK-ut nuk mund të hetojnë dot atë për shkak të Ramës, prandaj dhe kërkon që ai të ekstradohet në SHBA.
Sali Berisha: McGonigal kishte shkuar në kryeministri, erdhi këtu mori dosjet dhe shkoi te Rama dhe atje po bën pazaret e fundit. Mund t’u them këtu se pas 11 majit do të ekstradohet menjëherë SHBA. Për derisa sa këta këtu nuk guxojnë t’i japin atë që meriton atëherë qeveria shqiptare do bëjë kërkesë për ekstradimin e tij në Amerikë.