Pas fjalimit të tij të parë brenda selisë së PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi para mediave se tashmë PD e rithemeluar do të largojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

“Mirënjohje çdo demokrati shqiptar që e shndërruan këtë dhjetor në një dhjetor të ri të cilët me vendosmëri guxim, trimëri e vizion rithemeluan PD-në e shndërruan atë në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi”.

Ai tha se përballë kësaj PD-je Partia Socialiste Ramës do të dorëzojë pushtetin sa më parë pasi sipas tij është mykur nga koka te këmbët.

“Mbyllni sytë dhe imagjinoni forcën tjetër politike të Ramës që është mykur nga këmbët te koka dhe do të dorëzojë pushtetin sa më parë. Në familjen e demokratëve nuk ka presion përkundrazi janë të ftuar të gjithë të vijnë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re