Ish-kreu i PD, Sali Berisha mohoi dhe njëherë në mënyrë kategorike mënyrën e një bashkimi me kreun e komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Argumenti i Berishës mbetet sërish i njëjtë, ajo e akuzës se Alibeaj është peng i Ramës.
Në bashkëbisedim me gazetarët Berisha deklaroi se nuk mund të negociojë me pengje të kryeministrit dhe as me vetë këtë të fundit.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet të ketë të qartë një gjë, me pengje nuk negociohet. Të jetë për të negociuar logjika thotë se negociohet me pengmarrësin, por kjo s’do ndodhë. Ato që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës do të mund të bëjnë pazar me ne apo thjeshtë zbatojnë porositë e Ramës. Alibasha pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjëlloj negocimi. U përdorën si pengje të shpifura nga Edi Rama pë të konfiskuar me gjykatës që armiqtë e ligjit dhe të drejtës, që japin vendime në kundërshtim me kushtetutën me ligjet e vendit dhe më çdo precedent”, tha ai.
Pyetjes për koalicion me të cilin do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha iu përgjigj duke thënë se bëhet fjalë për një koalicion të gjerë.
“Në rafshin politik do të jetë një spekter i gjerë koalicioni në rafshin elektoral do të jenë duke u marrë ekspertët më të mirë zgjedhorë me këtë çështje”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, opozita ende nuk ka zyrtarizuar koalicionin. KQZ ka bërë me dije se data 27 mars, është data e fundit për regjistrimin e kandidatëve nga partitë përkatëse.