Sali Berisha thotë se vetëm dy orë pas shpalljes “non  grata” nga DASH, i kishte dërguar një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ish-kryeministri  u shpreh se i kishte shkruar sekretarit amerikan se kjo është një “vepër e Edi Ramës dhe George Soros”

Ai pretendon se po të donte mund ta hiqte ndëshkimin moral të DASH.

“Pasi më shpalli non grata, i bëra letër Blinken. Pas dy orësh i bëra një letër ku i them se kjo është vepër e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërkohë mendova gjatë e gjatë me veten  time. Cilën rrugë do të ndiqja, kisha miq shumë në të dy partitë. Të kërkoja ndihmë nga miqtë e mi që ta hiqnin atë vendim.

Thashë kurrsesi. Më cenoi dinjitetin tim? Po! Atëherë do ta çoj në gjykatë për shpifje. Kjo ma thjeshtoi krejt skemën mua. Kjo ishte një betejë për dinjitetin.

Jam krenar, mbetem një admirues i SHBA. Kanë bërë më shumë se çdo komb për Shqipërinë”, tha Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor” bashkë me familjen e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re