Pak para nisjes së protestës së radhës të opozitës, Berisha shkruan se qindra e mijëra qytetarë po vërshojnë drejt Tiranës.

 

Në një psotim në “Facebook”, lideri historik i PD thotë se Edi Rama i trembet cunamit opozitar prandaj ka vendosur të fshihet jo në Surrel por në Zall Herr.

 

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje ishte një postim më i hershëm i Berishës ku publikoi një video të Lek Plepit, i cili mes vargjeve kërcënonte Edi Ramën.

 

Por 30 minuta pas publikimit, ish-kryeministri mesa duket e ka kuptuar se Lek Plepi nuk ishte një dukagjinas kaq i thjeshtë por një personazh i njohur për publikun dhe për këtë gjë e fshiu postimin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re