Ne perfundim te seances parlamentare te kesaj te hene, Sali Berisha deklaroi per gazetaret se do ti përgjigjet pozitivisht ftesës së Gazment Bardhit për të marrë pjesë në takimin e thirrur më 5 shtator, me qellim bashkimin e frymes se deputeteve demokrate ne kuvend.

 

Lideri i opozites e quajti këtë ftesë si një hap pozitiv dhe se gjithccka do të bëhet e ditur në kohën e duhur.

 

Berisha riktheksoi gjatë fjalës së tij se ky parlament mbetet i vetmi në Europë ku vota shndërrohet në krim dhe droga shndërrohet në votë.

 

Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re