Sali Berisha ka hedhur në sulm të kundërshtarëve të tij politik administratorin e mediave të familjes Çlirim Peka.

Ky i fundit ka bërë një shkrim ku i bën presion Lulzim Bashës lidhur me vendimin që duhet të marrë pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për distancim nga ish kryeministri i shpallur “non grata”.

Në shkrimin e tij, Peka sulmon edhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim për të cilën thotë se nuk i shkon në studio.

“Shtatori do jete i dobishem politikisht, askush nuk do mund te fshihet me. Forca e lirise dhe betejave te medha politike me kosto politike afat-shkurter por me garanci per te ardhmen e saj do te percaktoje fatin e vete.

Mbijetesen ose shkrirjen. Lulzim Basha eshte njeriu me me fat, i jepet shanci te behet lider edhe kur ai nuk e kerkon nje gje te tille. Nuk mund te fshihet me, nje vendim i duhet ta marre: Ose beteje per dinjitet, liri e moral, ose ti bashkohet orgjise se majte dhe shqiptaret te heqin cdo iluzion se PD perfaqeson te djathten.

Sot shqiptaret dhe opozita e djathte ka nevoje te dije nese eshte PD perfaqesuesja e saj, nese jo, koha dhe nevoja per dinjitet, liri, pluralizem perendimor dhe jo kinez sjell forca te reja. Kush mendon se eshte fati i Sali Berishes ne loje eshte budalla.

Eshte fati i te djathtes, eshte fati i qytetareve qe duan te mendojne dhe shprehen te lire edhe kur doshta e kane gabim.

Nuk jam persekutore por diplomate thote zonja kur e pyesin pse nuk vepron SPAK per miliona euro qe vjedh cdo dite Erion Veliaj e Edi Rama me inceberstoret, te cilen per ta ftuar ne studio duhet te flasesh me fotografet dhe zedhenesit e Rames apo zyren e shtypit te Erion Veliaj, se zhedhenesi i saj i sjellshem nuk ka pike ndikimi mbi te.

Ndersa vjen dhe i kercenon me “bar” demokratet qe u vodhen me bekimin e saj nese nuk perjashtojne historine e tyre se “ATA” nuk e kane me sy te mire.

Kur i kerkon nje prove, te thone lidhu me DASH, kur lidhesh me DASH te thone provat i kemi nga mediat e Rames, OJQ e Delina Ficos dhe qeveria e Rames. Kur i kerkon keto prova tek Rama qe ti dergoje ne drejtesi te thote nuk jam une pas vendimit, dhe per 9 vjet ne pushtet nuk beri nje dosje kunder Sali Berishes.

“I ke rene nga Kina” eshte nje shprehje qe perdorin shqiptaret kur nuk merr nje pergjigje. Te pakten ne Shtator ndahen gjerat. Kosova e beri pasi u trajtua si popull qe nuk ka te drejte te zgjedhe, por ti emerojne qeverine. Dhe kur e beri Kosova qe lirine nga Serbia e ka fal Amerikes, do ta bejme dhe ne. Koha e qeverive te emeruara dhe jo te zgjedhura do te marre fund”, shkruan administratori i mediave të famijes, Çim Peka. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re