Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të kandidatëve për kryebashkiakë nga Sali Berisha për zgjedhjet e 6 marsit.

 

Në reagimin e PD, thuhet se Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Mes të tjerash theksohet se koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.

 

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike.Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re