Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha prezantoi kandidatin për Dibrën në zgjedhjet e pjesshme vendore, Premtim Kryemadhi, duke thënë se ai nuk përfaqëson dibranët dhe as demokratët, por “Shtëpinë e Ilirit”.

PD thotë se dibranët e dinë mirë se bashkëshortja e Kryemadhit, Belina Zeneli, prokurorja që kishte në dorë dosjen 184 nuk i çoi para drejtësisë ministrat e Ramës që shantazhuan dibranët për të marrë vota.

REAGIMI I PD

Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë.

Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.

Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha&Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç dosjes 184, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re