Subscribe

Erdit Hazizaj, duke ftuar qytetarët e kësaj njësie vendore të votojnë koalicionin “Bashkë fitojmë” për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Berisha akuzoi qeverinë se për 10 vite ka varfëruar qytetarët dhe është përgjegjëse për largimin e shqiptarëve.

 

 

“Në 14 maj shqiptarët nuk duhet të harrojnë se përpara me Edi Ramën është përpara me vjedhjen, me plaçkitjen, Edi Rama duhet të marrë ndëshkimin që meriton për këtë krizë që i shkaktoi Shqipërisë.”

 

Berisha akuzoi qeverisjen lokale dhe qendrore për korrupsion, duke përmendur kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

 

 “Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qiellin. Dhe në ato 1 milionë pemë, do të thotë të bësh një rresht me 3-4 radhë nga Buna në Kepin e Stillos, do të thotë një pyll 6 deri në 9 mijë hektarë. Po pse e shpall 1 milionë thoni ju. Jo, jo është 1 milionë vjedhje.”

 

Sipas Berishës për të gjitha këto arsye është e rëndësishme vota e 14 majit.

 

 “Nuk është çështja këtu vetëm për kryetarin e ri të bashkisë, është çështja për mesazhin e fuqishëm të ndryshimit të Shqipërisë. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votën tuaj.”

 

Ish-kryeministri Berisha shpjegoi se opozita ka në qendër të programit të saj, përgjysmimin e taksave për biznesin dhe mbështetjen me subvencione për fermerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re