Analisti, Plator Nesturi ka dhënë një intervistë për Fax News, ku nëpërmjet një lidhje ‘skype’ është shprehur mbi zhvillimet e fundit që pritet të përfshijnë PD-në pas zgjedhjes së Berishës në krye të partisë.

Nesturi tha se nuk priste lëvizje të reja nga Berisha, ndërsa theksoi se brenda PD-së po bëheshin dy beteja, ku ajo më e rëndësishme ishte e numrave në parlament sepse diktonte jetën politike të demokratëve.

“PD për mua realisht derisa edhe mënyra sesi u përcoll kjo qoftë edhe nga një pjesë e një deputetëve tregon qartazi që kemi një ndarje. Berteja që pritet është ajo legale në gjykatë sa takon vulës apo simboleve. Por të dyja palët duket se kanë rrugën e tyre dhe do përfaqësohen të vetme qoftë edhe kundër njëra tjetrës edhe në parlament. Ka dy beteja të brendshme, njëra është për anëtarësinë dhe elektoratin dhe beteja tjetër është për numrat dhe peshën në parlament. Beteja kryesore e PD është ajo për numrat në parlament sepse aty përcaktohet pesha e rrugëtimit politik që do të kenë. Grupi që nuk i është bindur “Rithemelimit” kanë zgjedhur një rrugë tjetër, të cilët kanë zgjedhur duke dalë kundër Berishës, do të spikasin më shumë si figura politike.

Berisha ka ushtruar trysni nëpërmjet peshës që ka në anëtarësinë e PD-së, por sot për sot beteja më e madhe zhvillohet për numrat në parlament. Deri në zgjedhjet e reja parlamentare, duhen edhe 3 vite dhe unë mendoj se gjatë këtyre viteve, koha punon për grupimin tjetër jo për Berishën. Ky i fundit nuk besoj se do të prodhojë lëvizje të reja, madje do të luajë në mbrojtje të figurës së tij dhe të atyre që e mbështesin”– u shpreh Nesturi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re