Berisha nje dite pas protestes doli ne nje konference per mediat duke thene se permasat e saj ishin si asnjehere me pare.

 

Mbrëmë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën. Nuk ishin aty thjesht për një protestë.Ishin të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por është nukleare. Njerëzore nukleare.

 

Ai shtoi se deputetët që vënë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura.

 

Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, ata kanë përmbushur një detyrimu moral dhe ligjor. Ata janë gjetur mes zgjedhësve dhe mbështetësve të PD, aty ku ishin.Prandaj i përgëzoj. Protesta i mirëpret dhe ne i kemi ftuar ata.Në këtë aspekt nuk kam asnjë mëdyshje që ata janë deputetë të PD.Natyrisht nuk i injoroj problemet që ekzistojnë.Por ata që venë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re