Njëherash me analizën e zgjedhjeve të 14 majit, “Rithemelimi” do të përgatitet për protesta të fuqishme, që siç i quajti ish kryeministri Sali Berisha do të çojnë në krijimin e qeverise teknike e më pas në zgjedhje ku qytetarët të votojnë të lirë.

 

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ne sot kemi njëmijë argumente për çdo qytetar për t’i dëshmuar se ky regjim me votë nuk ikën. Urdhëro farsën që organizoi, atëherë urdhëro në qoftë se duam të ndahemi me këtë regjim, duhet të sakrifikojmë me protesta. Nuk ka regjim që i reziton protestave. Edi Rama në pamje të parë është njeri që ka mbështetje, por në fakt është një person nga më të diskredituarit, ua them unë.

 

Krijimi i një fronti të ri opozitar ku të jenë të përfshirë dhe të përfaqësuar të gjithë kundërshtarët e regjimit kriminal të Edi Ramës, për Sali Berishën është jetike për ndëshkimin e narkoshtetit jo nga drejtësia por nga vota e qytetarëve.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ndaj edhe, fronti opozitar është i një rëndësie jetike. Por përsëri duhet të ndalemi. Historia ka treguar se frontet opozitare kanë përmbysur me votë regjimet që në një mënyrë ose një tjetër kanë respektuar në një shkallë të caktuar votën. Frontet opozitare kanë dështuar si të tilla në përmbysjen e narkoshteteve.Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor: për protesta të fuqishme kundër regjimit, dhe pastaj, sigurisht gara elektorale. Fronti opozitar është vendimtar për organizmin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi dhe natyrisht pas kalimit në një qeveri teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Nuk duhet të ketë, mendoj unë asnjë iluzion se krijimi i frontit opozitar, hapja dhe analiza e PD do mund të realizojnë qëllimin pa protesta të fuqishme kundër regjimit. Protestat janë padiskutim procesi më i vështirë, por këtu qendron detyra jonë.

 

Taulant Ballën e akuzoi si më të poshtrin mes kriminelevë dhe se vendosja e tij në krye të Ministrisë së Brendshme është jo për të luftuar krimin por për ta mbojtur atë.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ju e keni ndjekur operacionin ‘Metamorfoza’. Unë dy gjëra dua t’ju them juve. Ky operacion është rregjistruar në janar, por ky operacion u shty vetëm që këta banditë, vrasës, trafikantë, përdhunues të përdoren kundër opozitës dhe të sillen në Shkodër si pushtues.Por iu them nga ana tjetër se, miku i ngushtë i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, në fakt edhe i Erion Veliajt, sepse Erion Veliaj e ka pajisur me leje ndërtimi para 10 ditësh, dy javësh.Pra, miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në pushtim më 14 maj dhe ne e denoncuam. Bajrët, që u informuan, që ia mbathën më 14 maj me makina të blinduara ushtruan terror në Shkodër, e kështu me rradhë në të gjithë Shqipërinë bandat.Por një gjë dua të them, se midis Pëllumb Gjokës dhe Taulant Ballës, edhe më i poshtër është Taulant Balla, sepse Pëllumb Gjoka nuk synoi të bëhej ministër. Pëllumb Gjoka ka porositur vrasjen e punonjësit të burgjeve, Hysenbelliut.Taulant Balla, sipas dëshmive në sallën e gjyqit ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Njëra është dëshmi në sallën e gjyqit, tjetra është interceptim telefonik, të dyja janë valide. Njëri bëhet ministër, tjetri shkon në qeli.Po pse shkon në qeli tjetri do thoni ju? Duhet të them lavdi Francës, Belgjikës dhe Holandës, se Pëllumb Gjoka do kishte marrë dhe një Silver City tjetër, por partnerët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe po japin me dëshifrimin, transkriptimin e telefonatave të tyre.Kurse këto që janë në Shqipëri për Taulantin, këtu bëhet gjyqi, ndërpriten, zhduken me vendim gjykate. E kuptoni ju.Ish kryeministri Sali Berisha tha se mbi 600 faqet që vërtetojnë vjedhjen e votës së 14 majit do t’i dërgohet të gjitha kancelarive dhe institucioneve ndërkombëtare.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re