Lideri i opozitës Sali Berisha, u bëri apel demokratëve të Gjirokastrës ti bashkohen protestave të opozitës javën e ardhshme. Gjatë takimeve ne kete qytet Berisha shpjegoi se reagimi i qytetarëve është i rëndësishëm për të mbështetur aksionin e mosbindjes civile që deputetët prej muajit tetor kanë ndërmarrë në parlament.

“Është koha e kthesës së madhe. PD me mosbindje civile duhet çdo ditë të bëjë gjithçka për destabilizimin e kësaj diktature të bandave, kësaj diktature të drogës dhe krimit.”, tha Berisha.

Lideri historik i demokratëve shpjegoi se nisja e protestave nuk ka lidhje me kërkesën e prokurorisë speciale për ti hequr imunitetin. Por Berisha vuri në dukje se arresti i tij, ne shtepi apo ne burg nuk do demtoje partine demokratike

“Tani, porosit gjykatës dhe prokurorë të përcaktojnë masa antikushtetuese kundër meje, duke besuar se me izolimin tim, mund të bllokojë mosbindjen civile të PD.

I bindur jam se kjo jo vetëm do bllokojë, por do fuqizojë më shumë këtë lëvizje dhe Edi Rama do i ketë ditët e shkurtra.”, shtoi Berisha. 

Berisha shpjegoi arsyet pse demokratët duhet të organizojnë një reagim më të fortë kundër qeverisë Rama. Sipas liderit të opozitës shqiptarët drejtohen sot nga një kryeministër i korruptuar që ka 16 fishuar pasurinë e tij, nga një kryeministër që i mohon të drejtat themelore opozitës duke refuzuar komisionet hetimore dhe nje kryeminister që së fundmi bllokoi edhe hapjen e negociatave

“Ky e di që Belerin nuk e dënon dot se ato prova nuk janë prova me ligjin shqiptar.

Dhe tani meqë nuk e dënon dot, do ta bllokojë betimin. Sigurisht Greqia e tha që nuk është çështje bilaterale, është çështje e shtetit ligjor, e funksionimit të ligjit.”, tha Berisha.

Berisha vazhdimisht ka kembengulur se protestat nuk behen per ceshtjen e tij personale dhe kunder spakut, megjjthate ai sot paralajmeroi tubime para godines se prokurorise speciale

“Do të protestohet para SKAP-it. Nuk mundet SKAP-i të tallet me shqiptarët.”, tha Berisha. 

Mesditën e së hënës opozita do të organizojë protestën e parë pas më shumë se një viti, protestë që mbahet në të njëjtin moment që këshilli i mandatëve do ti heq imunitetin liderit të opozitës Sali Berisha./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re