Skip to content

Berisha: Protestat e qëndrueshme popullore i japin vendin e merituar Ramës

Sali Berisha paralajmëroi mbajtjen e protestave popullore ndaj qeverise në javët në vijim. Në tryezen e therritur nga Gazmend Bardhi për unifikimin e zërit opozitar në Kuvend, lideri i opozitës tha se protestat e qëndrueshme popullore i japin vendin e merituar Ramës.

 

Berisha propozoi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare në Kuvend për cështje sensitive me interes public.

 

Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve dhe është në bindjen time me të thellë se vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund ti japë vendin atij. Por kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës.Opozita në vlerësimin tim, ka dhe duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë. Në radhë të parë në parlament, i cili drejtohet në mënyrën më staliniste që është drejtuar në 32 vite. Por megjithatë ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e këtij regjimi.Zonja dhe zotërinj deputetë! Para 1 muaji është arrestuar Pëllumb Gjoka. Unë ju garantoj ju se shumëfishi i tij është Edi Rama, me të gjitha lidhjet e tij dhe dokumentet. Jo vetëm që po jepte atë licencën me 5 yje për të marrë kazinonë, por edhe për një seri arsyesh të tjera. E them këtë për ta ditur qytetarët se me çfarë përballet ai dhe përfaqësuesi i tij.Por përsëri aktiviteti eficent i yni, si deputetë të opozitës ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Një komision parlamentar hetimor u krijua për djegësat. Shënoi një kthesë. Nuk mund ta mohojmë. Duhet ta pranojmë se shënoi një kthesë sepse është e zakonshme të thuhet se këto komisione nuk kanë sjellë gjë. Jo nuk është ashtu.Ai komision, po flas për atë, por edhe të tjera mund të ketë, ai shënoi një kthesë në qëndrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar.

 

Berisha shtoi se Rama i vjedh zgjedhjet, nuk i fiton.

 

Ju ftoj sipas kohës së lirë që keni, nesër në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit.Është bërë një punë mendoj unë, shumë e çmuar. Asgjë nuk ka që ne nuk dimë, por ka një gjë, që ne faktojmë dhe dokumentojmë, ngrihemi kundër atij koncepti që thotë se; ky i vjedh, por i fiton zgjedhjet. Jo. Ky i vjedh zgjedhjet dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë të fituara. Dhe këtu ne duhet të dokumentojmë dhe besoj se ne ja kemi dalë atij qëllimi, me atë raport që paraqitet me shumë dokumente.