Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga Sali Berisha, që sipas tij tregon tentativën për atentat ndaj Salvador Kaçajt, ish-kryetar i Komunës së Shëngjinit.

Ndreu e ka cilësuar videon e publikuar nga Berisha si një “fantazi idiote” të “matrapazëve politikë”

Ai thekson se Salvador Kaçaj nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm elektoral në Lezhë dhe se asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk kishte arsye për të planifikuar një atentat ndaj tij.

Ndreu shtoi se ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për ndonjë incident personal dhe se pretendimi se ata mund të kishin organizuar një atentat në mbyllje të kutive zgjedhore është absurd.

“Edhe njëherë mbi një histori bajate qe riciklohet ne lidhje me gjoja një atentat qe e paskemi organizuar ne politikisht kundër Salvador Kacaj ditën e zgjedhjeve!

E para, ai person nuk përfaqëson asgjë ne peshën politike, aq sa nuk ka fituar dot as ne partine e Shëngjinit ku ka qene kryetar komune me mbështetjen e PS! Dmth ne nuk e kemi konsideruar si faktor asnjë çast!

E dyta, Salvadori e ka dëshiruar me shume se unë e çdo socialist tjetër humbjen e doktorit! Ajo qe kemi thënë ne është 0 ne raport me çfarë vreri ka vjelle tavolinave Salvadori për Pashkun!

E treta, ne nuk mbajmë përgjegjësi per ndonjë incident personal, ne oren 6 30 kur historia e votimeve ishte ne fund! Te “vrasësh” Salvadorin ne mbyllje te kutive, është kulmi i fantazisë idiote qe duhet te dëgjojmë ne për te tille matrapazë politike!

E fundit, e neveris gjithë këtë farse turpi dhe qesharake te stisur dhe veshur politikisht PS, kur nuk ka asnjë arsye, motiv e as logjike! Pse te mos mendoj se është sajese e Salvadorit atëherë?! Sepse nuk me lidhet “deshira” e Salvadorit per te fituar doktori me “friken” tone se na beka dam te madh ky mashtruesi i njohur publikisht?!”, thuhet në reagimin e Ndreut.

Denoncimi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi videon e tentativës të atentatit ndaj Salvador Kaçaj ditën e zgjedhjeve më 14 maj në Lezhë.

Berisha e quajti këtë një krim horror që është një tjetër dëshmi e fortë e farsës elektorale të 14 majit dhe krimit të veshur me pushtet.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Rama është bosi i krimit dhe se mandatet e krimit nuk do të njihen kurrë nga opozita. Berisha tha se kjo video është një akt-akuzë e rëndë për Ramën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re