Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka “ironizuar” shefin e ekzekutivit, teksa shkruan se Edi Rama po përgatitet për të kërkuar azil politik.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka postuar një dixhiturë, e cila flet për vilën e kryeministrit në Surrel.
“Rama pregatitet per azil politik! sb”, thuhet në postimin e Berishës, i cili shoqëron dixhiturën e mëposhtme.

Mes tjerash në foton e publikuar jepen detaje për vilën e kryeministrit, që nga hapësirat, arredimi, e deri tek dokumentet dhe hipoteka.