Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku sipas tij, tregohet se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama.

Edhe në restorant i vinte vera 33 mijë euro”, shkruan Berisha.

Verërat e famshme u gjendën në vinotekën Vip” të Ergys Agasit, I shpallur në kërkim tashmë.

LEXO EDHE: Vera e zhdukur nga kantina e Agasit/ Gjurmët e BKH çojnë në “Equos Resort”, ku u gjetën 900 shishe luksi

Sipas raportimeve, e gjithë sasia e verës ishte kontrabandë dhe pa pulla fiskale, çka përkthehet në një dëm të vlerësuar rreth 400 milionë lekë për buxhetin e shtetit nga mosshlyerja e taksave.

Ndërkohë, vlera totale e verës përllogaritet rreth 3 milionë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re