Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, teksa përshëndet nga ballkoni i shtëpisë simpatizantët e tij, që ishin mbledhur poshtë pallatit për t’i qëndruar në krah dhe për tu solidarizuar me të.

Berisha krah videos shkruan se beteja e qytetarëve kundër dikaturës së drogës do të vazhdojë.

“Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masës.

Sipas vendimit të shkurtuar të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re