Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një video ku shihen dëmet e tmerrshme që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për rastin e Fatmir Likmetajt, nga fshati Fushë Shesh i Ishmit, të cilit i është shembur banesa dhe tashmë është i detyruar që të jetojë në bunker. Në videon në fjalë dëgjohet Likmetajt teksa tregon se tërmeti i ka shkatërruar banesën, ndërsa apelon për ndihmë.

“Fatmir Likmetaj, Fushe Shesh, Ishem jeton ne bunker, kerkon ndihme! Sb”, shkruan Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re