Berisha e akuzoi kryeministrin Rama  se ka kryer 137 udhëtime me avion privat, madje sipas tij më shumë se presidenti amerikan

 

Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi.Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës.Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj.Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me çartë, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare.

 

Sipas Berishës:, skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 milionë euro dëm drejt buxhetit të shtetit.

 

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij.Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin.Ndaj këtij skandali reagoi me gjuhën e tij karakteristike, tha se ka dhënë sqarime. Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro.Që tejkalon jashtë çdo lloj limiti, abuzivitetin më maksimal.

 

Berisha shtoi se në kohën kur ka qënë kryeminister, ai dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter.

 

Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare.Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas.Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro.Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri.Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re