Skip to content

Berisha: Rama-Balluku shesin energjinë me çmim qesharak, qytetarët paguajnë trefishin

ramaballuku energjia transformed 1024x576 1

Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar për abuzime të rënda në sektorin energjetik.

Sipas Berishës, Rama dhe Balluku ia shesin energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja, ndërsa shqiptarët paguajnë trefishin.

Postimi:

Rama-Balluku zbrazën digat e Shqipërisë dhe ia shesin energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja. Në këtë mënyrë, Rama-Balluku mbushin xhepat, ndërsa shqiptarët paguajnë trefishin në pikun e konsumit!