Berisha: Rama e rrëmbeu mandatin, por nuk do ta gëzojë

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e rrëmbeu mandatin e katërt.

Por theksoi Berisha, “misioni ynë është që të mos e gëzojë këtë mandat”.

Kryedemokrati lidhi situatën në vendin tonë me atë në Nepal, teksa u shpreh “U kishin nxjerrë ornamente, gjyzlykët e kushtueshme, 500 euro, këpucë 1000 euro, xhaketa 700 euro, por të gjitha ato të marra së bashku nuk kushtojnë sa çanta e Lubisë apo Elisa Spiropalit, imagjino çanta Louis Vuitton e Ulsi Manjës, të gjitha të marra nuk kushtojnë aq”.

Ne përmbushim kësaj here misionin, Edi Rama rrëmbeu mandatin e katërt, misioni ynë është që të mos e gëzojë këtë mandat.

Po shikoja sot, por edhe e postova, spote kundër korrupsionit të qeverisë komuniste të Nepalit.

U kishin nxjerrë ornamente, gjyzlykët e kushtueshme, 500 euro, këpucë 1000 euro, xhaketa 700 euro, por të gjitha ato të marra së bashku nuk kushtojnë sa çanta e Lubisë apo Elisa Spiropalit, imagjino çanta Louis Vuitton e Ulsi Manjës, të gjitha të marra nuk kushtojnë aq.

Këta nuk i fshehin por krenohen me vjedhjet e tyre”, tha ai.