Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama nga Shkodra gjatë fjalës së tij teksa u shpreh se Rama ditën e sotme kontrollon më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia.

“Sot mblidhemi në momentin më kritik, kur bastardët e ish-bllokut kanë vendosur një monizëm më të plotë se në 1991. Sot Edvin Rama kontrollon pushtete shumë më tepër se Ramiz Alia, diktatori i fundit. Ai kontrollon sot narko-ekzekutivin, parlamentin, drejtësinë.

Ka zëvendësuar shtetin ligjor me atë të krimit dhe drogës. Së fundmi në një akt makabër ai vendosi në kontroll ish-kreun  e opozitës dhe pluralizmin. Jemi para një situatë të cilën vetëm revolucioni juaj, guximi do t’i japë përgjigjen e merituar. Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i ngjashëm me atë të 1991. Dhe atëherë regjimi bënte gjithçka, por nuk mori dot peng pluralizmin dhe PD”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re