Sali Berisha përmes një bashkëbisedimi online me qytetaret akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar një nga njerezit më të fuqshëm të botës, sikurse është ish-drejtuesi I FBI McGonigal, vetem për të shkaterruar opozitën shqiptare.

 

Ai shtoi se pasi korruptoi lehtësisht Bashëm kreu i qeverise kishte si mision të korruptonte edhe vetë Berishën.

 

Në këtë përpjekje, shtoi Berisha, aleat të madh Edi Ramë kishte edhe ambasadoren Yuri Kim.

 

 

Është tragjike kur mendon se si pasaardhësi i Spiro KOlekës, pasardhësi i Kristaq Ramës, xhelatë të vërtetë të diktaturës, korrupton një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e zbulimit në planet, për të shkatërruar opozitën shqiptare, PD-në.

Dhe kjo vazhdon me aktin korruptiv mafioz madhor. Pasi e futën në thes ish-kreun e PD, tani duhet të rrënonin edhe një njeri tjetër, që kishte vetëm autoritet moral dhe asnjë fuqi vendimmarrëse në PD prej 8 vitesh, duhej të rrënonin Sali Berishën.

Këtu mafia e Sorosit, në një lobim korruptiv me Ramën, ia dolën të fitojnë të marrin firmën e Blinken për shpalljen non-grata të një njeriu që gjatë karrierës kishte dy epitete: shumë pro-amerikan dhe i pakorruptuar.

Mbi bazën e kësaj linje, guvernatorja Yuri Kim u shndërrua në mbështetësen më fanatike të organizatës kriminale të Edi Ramës. Ajo nuk ka gur pa luajtur, nuk la përpjekje pa bërë për të vazhduar kontrollin e plotë ndaj opozitës shqiptare për llogari të Edi Ramës. Nuk la mbështetje pa dhënë, nuk la rast pa treguar fanatizmin e saj në mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe kësaj bande mafioze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re