Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama “me charter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro”, sipas tij ka ndjekur ndeshjen finale të Champions League.

Gjithashtu deklaroi ish-kryeministri, se “Edi Rama doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun”.

“Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektoral që ka bërë”, deklaroi ai.

“Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës time. Nuk them se e pashë (finalen e Chl).

Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun.

Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektoral që ka bërë”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko