Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri jehonë hetimit për inceneratorin e Tiranës që realizoi aleatja e tij, Partia e Lirisë.

 

Në një deklaratë për mediat, Berisha solli në vëmendje se sipas kontratës bashkia e kryeqytetit do të paguajë 11 euro për ton për depozitimin, por sipas Berishës edhe pse prej 6 vitesh mbetjet nuk digjen bashkia paguan 29 euro për ton.

 

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

“Çka do të thotë se 16 apo 17 euro, përfundojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

 

Ja se si Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Erion Veliajt. Rama dhe Veliaj kanë vjedhur 54 milionë euro.”

 

Berisha shfrytëzoi gjetjet e Partisë së Lirisë për të përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama si përgjegjës për çështjen e inceneratorëve.

 

“Që Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve që po përvetësojnë qindra milionë euro, kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme me firmën e tij për kontratën e djegësave, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me praktikat e prokurimeve.”

 

Por akuzat më të ashpra, Berisha i artikuloi ndaj prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë, nga djegësat e qeverisë.”

 

Në këtë situatë, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me Partinë Demokratike e të ngrihen kundër qeverisë Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re