Në një takim me të rinjtë në Durrës, kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar edhe zhvillimet e fundit të vendit pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare në Bruksel.

 

Gjatë takimit Berisha deklaroi se nëse kryeministri Rama do ta ftonte në Bruksel në hapjen e negociatave do të shkonte por nuk do të shtrëngonte duart me të.

 

“Shkoi në Bruksel si monist, njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij. Mos u çuditni. Do ju tregoj një gjë nga historia, por të vërtetë. Nga viti ’86, qeveria hungareze dhe qeveria rumune, zhvillojnë tratativa të fshehta me Brukselin për t’i pranuar në BE. Brukseli u përgjigj, jo, tha, ju nuk mund të pranoheni sepse jeni në sferën e Bashkimit Sovjetik. I vetmi vend, e thanë në konfidencë, nga ish-komunistët që mund të pranohet është Shqipëria…por Shqipëria ishte armik me të gjithë botën. Nuk ka dyshim që ky shkoi si monist në Bruksel. Ndaj unë e kam shpallur atë armik të lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht, po të ftonte do shkoja. Por ta harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhte kurrë ajo. Do të shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. Pra, shkoi si monist, u kthye si monist. Natyrisht me dosjen në shpinë të inceneratorëve, me dosjen e Portit të Durrësit.” -tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re