Sali Berisha gjatë intervistës “Now” në Euronews Albania tregoi dy qëllimet e protestës në selinë e PD.

Berisha tha se qëllimi ishte që të nxirreshin jashtë selisë së PD persona të inkriminuar dhe për të nxjerr Lulzim Bashën nga zyra e PD.

“Shkuam për të nxjerr jashtë selisë vrasësit, banditët. Për të nxjerr nga zyra butësisht jo me të prekur, deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet”, tha ish-kryeministri.

Ai akuzoi kryeministri Rama se kishte pajisur personat brenda PD me mjete që disponon policia.

Ai shtoi se kryeministri Rama duke thënë se ‘zbatoi aty projektin ‘Blind biss’ të Kryeministrisë’.

“Dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë.

Dispononin pistoletë neuroparalizuese. Dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese, dispononin bomba tymuese”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re