Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar nga arresti në shtëpi për dhunimin e tre shqiptarëve në Malin e Zi.

Ai e ka quajtur atë që ndodhi në akt racist të rëndë, sipas tij i nxitur nga ultranacionalistët e Beogradit.

Lexo edhe :Related Posts

Berisha u ka uruar shërim të shpejtë të dhunuarve dhe ka kërkuar që autoritetet e vendit fqinj t’i vendosin para ligjit autorët dhe organizatorët e sulmit.

Postimi i plotë i Berishës:

Një akt kriminal racist i rëndë!

Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me uniformë paramilitare ultranacionaliste, përbën një akt të verbër racizmi primitiv të rëndë dhe të dënueshëm.

Kjo dhunë nuk është një rast i izoluar mbasi vjen pas dhunës shtetërore që policë në pikëkalimi kufitar ushtruan ndaj profesorit të nderuar Petraq Milo. Këto akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit vjinë në kundërshtim të hapur me projektet serioze për marrëdhënie miqësore dhe vlerën e këtyre marrëdhënieve midis vendeve fqinje.

Duke i uruar shërim të shpjete viktimave dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe autorët e kësaj dhune shtazore, kërkoj nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar pesë prej banditëve, t’i vendosin para ligjit, sponsorët, organizatorët dhe autorët e këtij akti të shëmtuar. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re