Ish kryeministri Berisha në një prononcim për gazetarët, pas përfudimit të dëshmisë në Prokurori, komentoi dhe përkrahjen që i ka dhënë Amerika Bashës, por edhe zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar.

Sipas Berishës, të mbështesësh sot Bashën do të thotë të mbështesësh një kufomë politike.

“Unë shpreh keqardhje të madhe. Në vizitën e parë reagimi ishte ky : që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre, ata nuk i kanë qëf kukullat. Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave në rajon. Dhe në mënyrën më të sinqertë i kërkova mos merret me kukulla.
Ju e patë që jo vetëm nuk ndikoi në kuvend, por kuvendi shënoi një rekord historik.
Tani i them zotëri, si punohet mirë me një njeri që merr vrasës e banditë për godinën e mbrohet edhe nga garda ?

E ftoj z. Escobarin cdo fakt ta depozitojë në gjykatë, s’ka nevojë fare t’ua tregojë shqiptarëve, pastaj i marr vetë vendimet e mia. Ajo që është, për mendimin tim, e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet, të mbështetës Lulzim Bashën sot, jo vetëm mbështet një kufomë politike, por më keq akoma. Jo vetëm është një kufomë politike, por ai ka një gjë tjetër, të mbështetës Bashën, është një përçmim i madh, një shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetësh Bashën nuk lufton Sali Berishën, ua them unë që jo.

Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Problemi është se çfarë shohin shqiptarët sot është se ky politikan është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. A mendoni se është problem i madh për gjeneratat e reja mbështetja e tij? Problem shumë i madh, sepse ai është simbol i të pabesit, i të lidhur me krimin më shumë se kushdo tjetër, i përzier në afera korruptive shumë të rënda, të njohura edhe në vendin e Escobar, plus dosje të tjera. Ju bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere ta hetojnë për larje parash, sepse Rama ja mbylli dosjet e larjeve të parasë” u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re