Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar thirrjen e GJKKO-së për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës për t’i marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha theksoi se do të shkojë sa herë të thirret, por vetëm kur gjykatësi të heqë masën e sigurisë ndaj tij, të cilën e cilësoi si antikushtetuese.

“Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën.

Deputeti të ruajë veten të punoj, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës”, tha Berisha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re