Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë në GJKKO ditën e sotme për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha ka refuzuar të komunikojë me efektivët e policisë për t’u njohur me masën e ndalimit.

Megjithatë ai sapo ka njoftuar se vetëm 30 minuta para orarit të caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje, pra në orën 13:30, ai do të mbajë një konferencë për shtyp.

Në një deklaratë për gazetarët nga selia blu, sot ish-kryeministri theksoi se “jam i gatshëm të paraqitem për tu pyetur, por nuk pranoj kurrë të shkel Kushtetutën”.

Berisha kërkoi ndryshimin e Kushtetutës, për heqjen e imunitetit të deputetit dhe çdo mase kufizuese, duke shtuar se “jam autor i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojnë”.

“Jam i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje, por kurrë për vendime antikushtetuese. Nuk e bëj absolutisht për vete, sepse unë siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin, i cili vendoste barazinë e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetarit në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re