Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije vendin se ku do të mbajë “Foltoren” e radhës, më 1 dhjetor. Në njoftimin e bërë për takimin e radhës, Berisha ka bërë me dije se do të takohet shumë shpejt me demokratët e qytetit të Bajram Çurrit, në orën 16:30 tek Pallati i Kulturës “Dardania”.

Berisha fton gjithë demokratët e Tropojës, vendlindjes së tij që t’i bashkohen nismës së tij.

“Të dashur miq, ditën e mërkurë, datë 1 Dhjetor, ora 16:30, tek Pallati i Kulturës “Dardania” në qytetin e Bajram Currit mbahet “Foltorja” e Prof. Dr. Sali Berishës me demokratët e Tropojës. Ftojmë të gjithë demokratët e Tropojës të marrin pjesë! Vetëm të bashkuar fitojmë!,”-thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjet nga demokratët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re