Skip to content

Berisha rikthen në PD Jozefina Topallin, ja detyra e re! Kush e zëvendëson Salianjin si drejtues politik në Elbasan

topalli sala sd

Berisha u shpreh se Salianji do të jetë i deleguar nderi në qarkun e Elbasanit

Partia Demokratike ka kryer ditën e sotme disa lëvizje, sa i përket drejtuesve politikë në qarqe.

Pas dënimit me burg të Ervin Salianjit, vendin e tij si drejtues në Elbasan do e marrë deputeti Tomor Alizoti. Emërimi është bërë me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po ashtu, ka rikthyer edhe Jozefina Topallin. Topalli është caktuar drejtuese politike për Diasporën.

Nga ana tjetër, në Kavajë është caktuar Fisnik Qose, i cili njëkohësisht mban postin e deputetit në këtë bashki.

WhatsApp Image 2024 11 05 at 16.16.04

Kujtojmë se disa ditë më parë, Berisha ka deklaruar se Ervin Salianji do të drejtojë nga qelia fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Berisha u shpreh se Salianji do të jetë i deleguar nderi në qarkun e Elbasanit, duke shtuar se “guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”.