Skip to content

Berisha rizgjidhet kryetar i PD-së së Rithemelimit, Ivi Kaso: Ja sa delegatë kanë votuar kundër!

Në një deklaratë për media, përfaqësuesi për çështjet ligjore të Rithemelimit, Ivi Kaso, është shprehur se Sali Berisha është rikonfirmuar kryetar i PD-së me 938 vota pro, 55 kundër, ndërsa 7 vota rezultuan të pavlefshme.

Kaso shprehet se, “në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë”.

Fjala e Ivi Kasos:

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.

Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.

Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.

Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.

Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.

Faleminderit.

“”