Gjatë foltores së mbajtur në Pogradec, Sali Berisha rrëfeu bisedën me kreun e PD Lulzim Basha disa ditë para vendimit për pezullimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Berisha deklaroi se i tha kreut të PD-së që t’i thoshte ambasadores Yuri Kim se “nuk pyet Sali Berisha për kërcënime”.

“Tek sovraniteti, më vjen më thotë, si t’ia bëjmë se ambasadorja kërcënon, i thashë i e di si është puna Lulzim, i thuaj mos u bëj qesharake me kërcënime, nuk pyet Berisha për kërcënime.

Absolute. Nuk kërcënoj njeri, nuk më kërcënon njeri. I them që mandati, kurrë sa ky vend të jetë i lirë dhe jo koloni, të diktojë kush do hyjë në Parlament dhe kush nuk do hyjë përveç zgjedhësve të këtij vendi.

Çështja e sovranitetit miqtë e mi në pamje të parë është një fjalë, por me lavdi apo pa lavdi pak kush mund të ketë derdh gjak më shumë se në për atë sovranitet.

Ne e kemi paguar shumë shtrenjtë sovranitetin dhe në fund ia kemi dalë sepse na ndihmoi Wilson. Harroje i them unë, unë në parlament do futem.

Dhe i kam thënë, një parti që mendon se duhet të dorëzojë sovranitetin e vet, nuk duhet të ekzistojë kurrë në Shqipëri.

Siç dorëzon sovranitetin e saj, nesër dorëzon të vendit, po më tha ai, ke të drejtë, dhe iku. Pas një jave më merr ne telefon dhe më komunikon një vendim që nuk kishte asnjë lidhje, nuk mund ta merrte kurrë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re