Analisti Lorenc Vangjeli, foli sot në emisionin “Log” në News 24 në moderimin e Endri Xhafos për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit dhe mënyrën se si kreu i PD-së, Sali Berisha po menaxhon humbjen.

Sipas analistit Berisha po shndërrohet sërish në një kamikaz për vendin, njësoj si në vitin 2019 me djegien e mandateve.

Për Vangjelin protesta e 16 Majit e thirrur nga Berisha do të jetë një ngjarje tragjikomike.

Lorenc Vangjeli: Berisha është déjà vu, siç bëri fushatën copy paste, copy paste do të administrojë edhe humbjen. E vetmja rrugë që i ka mbetur bërja pis e procesit…do shndërrohet në një kamikaz njësoj si në vitin 2019 siç bëri me djegien e mandateve.
Lëvizja e protestës më 16 rrezikon të jetë tragjikomike, sepse ai do tentojë të tërheqë vëmendjen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko