Sali Berisha i ka bërë ftesë të hapur Lulzim Bashës që ta shoqërojë në takimet me simpatizantët e PD. Ish-kryeministri i thotë që të mos shpifin për të, duhet të dëgjojë fjalën e tyre pasi të gjithë thonë gjëra që i mendojnë.

Nga ana tjetër, Berisha ngre pyetjen se cili shtet e ka njohur këto tetë vite pavarësinë e Kosovës me ndërmjetësimin e Shqipërisë.

Berisha: Tani dalim bëjmë aleancë me Beogradin kundër Kosovës. Pyeteni veten, cili shtet e ka njohur këto 8 vite Kosovën me ndërmjetësimin e Shqipërisë. E ka penguar sepse Beogradi çon fjalimet e Ramës nëpër botë. Kur shqiptarët i shajnë ata, pse t’i njohim ne thotë tjetri.
Ka problem të dialogut Prishtinë-Beograd. E ka patur ëndërr bashkimin thotë. I thotë Brukselit se këta udhëheqësit e Kosovës e kanë mendjen tek bashkimi dhe nuk janë për pavarësisë. Ky është një dëmtim. Bashkimi që donin këta ishin ndarje e tmerrshme sepse Kosova merrte deri në Pejë përfshirë Deçanin e Vatikanin dhe kjo ishte ëndrra që donte Millosheviçi i ri.

Atij i leverdis kjo ndarje, por ne si shqiptarë? Është absolutisht anti shqiptare. Ku është ish kreu i Partisë? Askund. Atë e ka kapur një frikë e madhe. Ka frikë nga ju, nuk takohet me ju. Rri brenda 4 mureve me Ramën, pastaj thotë shpifin për mua. Hajde këtu, edhe me mua hajde, shpreh mendimet e tua. Jemi kolektivitet. Thonë gjëra që mendojnë, duhet të jesh i përgatitur t’i dëgjosh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re