Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në familjen e Arjan Salës, ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe.

Pas vizitës ai foli edhe për mediat, ku u shpreh se akti i Arjanit është epik, pasi zgjodhi të flijojë veten për të shëtuar ata që kishte në mbrojtje.

Berisha hodhi akuza për shërbimin e emergjencës në Shqipëri, për të cilin tha se është fiktiv dhe inekzistent.

“Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent i faktuar në të gjitha rastet e e fatkeqësive dhe e emergjencave.Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim.

Është fatkeqësi e veçantë. Por kjo nuk e lehtëson. Akti i Arjanit është epik. Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje, në siguri. Nuk ka akt më të madh njerëzor”, tha  ish-kryeminstri Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re