Një ditë para protestës ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD.
Ai thotë se Lulzim Basha po e trajton selinë si pronë personale.
“Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte të tjera po kaq të turpshme. Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik, e integritetit qytetar. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shtrimin në bunker burgu të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve në këtë seli për deputetë të pD-së, mbushjen e kësaj selia me kriminelë delinkuentë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish”, shprehet Berisha.
Prej ditësh Berisha nuk ka qenë në selinë e PD, teksa vazhdimisht ka pasur vizita nga mbështetës të tij.
