Me mbërritjen e Sali Berishës në banesën e tij është mbyllur edhe protesta e ditës së sotme ku mbështetësit e ish kryeministrit u përpoqën të hynin brenda selisë së PD, përpjekje që rezultoi e pasukseshme pas ndërhyrjes së forcave të policisë.
Në një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga protestuesit deri në prag të hyrjes në banesën e tij, Berisha tha se do të shpërndaheshin për t’u ribashkuar sërish në beteja më të fuqishme dhe theskoi se do të caktohej një datë e afërt në mënyrë që të krijohej mundësia për grumbullimin e 44 mijë anëtarëve që votuan rrëzimin e Bashës.
Sali Berisha: Armiku më i egër pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha. Ju e patë vetë sesi shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit politik.
Sot ne treguam se jemi opozita e vërtetëKy është një revolucion që ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit. Cfarë synon ky revolucion. Le të shpërndahemi për tu rikthyer në betejë më të fuqishme sesa kjo. Përulem para jush. Do përcaktojmë një kohë në mënyrë që 44 mijë burrat dhe gratë e lirisë të mblidhemi sic jemi mbledhur sot. E sigurtë që nuk do jetë ditë e largët.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
