Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se shpallja e tij ‘non grata’ nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit është bërë pas kundërshtimit të tij kundër projektit për ndryshimin e kufijve në Kosovë.

Ai u shpreh më tej se akuzohet se ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

“Kur mora njoftimin më thanë se kisha bërë konspiracion kudër politikës së jashtme të SHBA-së për kufijtë, për Kosovën. Qesha me veten time në fakt.

Megjithatë unë mbrojta interesin kombëtar, një pikëpamje që i besoj se nuk ishte në interesin e shqiptarëve. Dhe qindra herë do e mbroja qëndrimin tim kundër projektit për shkak të tradhëtisë së Hashim Thaçit e Edi Ramës arriti në nivele më të larta edhe në administratën amerikane.

Lobimi i Vuçiçit, Sorosit, Edi Ramës e Hashim Thaçit ishte tejet i fuqishëm për ndryshimin e kufijve. Nuk u lobua vetëm te diplomatët, po edhe në think-tank që kanë rëndësi në formimin e opinioneve.

Kundërshtimi im u bë pikënisje për nisjen e kundërshtimeve nga politkanët në Kosovë e Shqipëri. Kundërshtimi im u prit me zemërim e urrejtje por s’e kisha kundër askujt po e kisha për të mbojtur interesin e vendit tim.

Që në Kongresin e  Berlinit, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut e Leposaviqi i kanë mbetur Kosovës. Unë nuk i pranoj dot pazaret e Edi Ramës, Baton Stanishiçit e Vuçiçit që është një kriminel lufte” – tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re