Berisha:

Dua tiu them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i lashtë. SHBA kanë bërë për liritë e shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër në botë, është e trishtuar, e dhimbshme që të shohësh ambasadoren e SHBA që të sillet si guvernatore në vendin tonë, njësoj si ambasadori i Jugosllavisë vite më parë.

Miqtë e mi perandoritë e harrojnë këtë, presidenti i SHBA ka dekretuar në vendin tonë, një përfaqësuese të kombit të tij, por çfarë ndodhi në këto vite. E paimagjinueshme, në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, përfaqësuesi i vendit të madh përgëzon Shqipërinë, në kulmin e korrupsionit, dhe kthimin e shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi i shtetit të madh sulmon opozitën për qëndrimet e saj.

Në një kohë kur, me shumë të drejtë, propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë të ndryshëm, një trafikantë tjetër dërgohet në shtëpinë e bardhë. A nuk janë këto standardet më të dyfishta?  Miqtë e mi, dhe më keq akoma, një ditë në Maj të këtij viti, DASH shpall non grata SalI berishën që kishte hequr dorë nga çdo rol, që ishte lavdëruar më shumë se kushdo tjetër për luftën ndaj korrupsionit. Shpall non grata njeriun që nuk kishte pasur kurrë një akuzë yë ngritur ndaj tij apo familjarëve të tij një akuzë për korrupsionin, shpall non grata njeriun që kisgte bërë gjithçka për liftën ndaj korrupsionit.

Shpall non grata një njeri që kishte përmbysur nën drejtimin e kësaj partie, njeriun që kishte rrëzuar diktaturën më të egër komuniste. Në qeverisjen e tij kishte realizuar marrëdhëniet më miqësore me shtetin e lirive të mëdha, kishte bërë projektet e shekullit në energji dhe fusha të tjera, kishte anëtarësuar Shqipërinë në NATO, dhe kishte mbështetur çdo vendim të SHBA për sigurinë dhe paqen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re